“Proza e shkurtër, në një vëllim”, është libri më i ri i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Gjatë ditës së djeshme, shkrimtari është takuar me drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, me ç’rast kanë biseduar rreth botimit të ri të Kadaresë, i cili do të vijë nga Shtëpia Botuese “Onufri”.
Lajmin e ka bërë të dikur pikërisht Shtëpia Botuese “Onufri”, përmes një fotografie të Kadaresë, të publikuar në rrjetin social Facebook me detaje rreth librit respektiv.
Theksojmë se në këtë libër voluminoz do të përmblidhen tregime dhe novela të shkruara që nga viti 1953 deri më 2008, ndërsa tregimet dhe novelat në një vëllim janë zgjedhje e autorit.