Aq sa ka shkronja në alfabet, me secilën shkronjë mund të gjejmë dhjetëra emërtime për instrumentet muzikore të cilat vijnë nga vende të ndryshme, duke përfaqësuar kultura të ndryshme nga bota. Por, secili nga ne mund të veçoj e ta pëlqej më shumë tingullin që del nga një instrument i caktuar dhe të cilin do të donim edhe të dimë ta luajmë.
Pikërisht për këtë temë, Radio KFOR-i ka intervistuar disa dëgjues:
-“Instrumenti muzikor që do dëshiroja të dija ta luaja është saksafoni, më pëlqejnë shumë këngët- vija melodike të së cilave përbëhet edhe nga saksofoni”.
–“Nga instrumentet muzikore që do të dëshiroja të dija të luaja, është kitara. Në fakt një tentim e kam pasur që në shkollën e mesme që të mësoj të luaj me kitarë, madje edhe kam blerë një të tillë. por që shumë shpejt i dolën telat dhe vetëm një këngë e kam mësuar ta luaj në të”.
-“Violina është një ndër instrumentet që më pëlqen më së shumti dhe pikërisht violina është instrumenti muzikor që unë do të dëshiroja ta luaja”.
Përveç tingullit të këndshëm, instrumentet muzikore në hulumtimet e fundit rezultojnë të kenë ndikim të madh në shëndetin tuaj, kjo, pasi kur ju dëgjoni muzikë, aktivizohen pjesë të ndryshme të trurit, por kur ju luani me një instrument muzikor, ky aktivitet aktivizon komplet trurin.