Për nder të Ditës botërore të të drejtave të njeriut, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR-KS), edicionin e pestë të Javës së të Drejtave të Njeriut do t’a hap me një aksion rrugor në sheshin Skenderbeu, me fillim nga ora 14:00.
Aksioni rrugor do të shfaqë një instalacion artistik, që lidhet me shkeljen e të drejtave të njeriut.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse lokale, e bindur se të drejtat e njeriut dhe vlerat qytetare janë baza e çdo shoqërie të hapur dhe progresive.
Në punën e saj, YIHR KS është e përkushtuar që të merret me të kaluarën, të mbroj viktimat e abuzimit të të drejtave të njeriut, të promovoj sundimin e ligjit dhe të forcoj rolin e të rinjve në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor.