Teknologjia po avancon çdo ditë me hapa marramendës. Ajo që dje mund të ishte zbulim i ri, po tejkalohet sot me një zbulim tjetër edhe më të avancuar. Në vijim, ne kemi shënuar disa nga inovacionet më interesante dhe potencialisht revolucionare të teknologjisë, që aktualisht janë arritur ose janë duke u zhvilluar.
Projekti “Neuralink”, nga Elon Musk, mund të bëjë që miu dhe tastiera të vjetrohen në të ardhmen. Në fazat e para të testimit, lidhja e mendjes me pajisjet teknologjike vetëm sa ka rezultuar me sukses dhe premton që në një të ardhme të afërt, të mund të kontrollojmë kompjuterët vetëm duke menduar.
Studiuesit në Universitetin e Hiroshimas, kanë studiuar një IA (Inteligjencë Artificiale) për të parë imazhet ajrore pas katastrofës dhe për të përcaktuar me saktësi se sa goditen ndërtesat në raste të tilla. Një teknologji që mund të përdoret për të hartuar dëmet dhe për të identifikuar zonat jashtëzakonisht të shkatërruara ku ndihma është më se e nevojshme.
Falë zhvillimeve shkencore si “Projekti i Gjenomit Njerëzor”, ilaçet dhe vaksinat e personalizuara mund të jenë afër futjes në praktikë. Një aplikacion interesant për këtë, është mundësia e zhvillimit të vaksinave të personalizuara kundër kancerit.
Gjithashtu, sa i përket zbulimeve të reja, aktualisht janë duke u zhvilluar pajisje shumë të vogla, që mund të gëlltiten, të cilat mund të kapin imazhe të zorrëve tuaja pa pasur nevojë për anestetik. Ato mund të përdoren edhe tek foshnjat dhe fëmijët.