‘Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile’ sot (29.06) nga ora 14:00, në platformën ‘Zoom’, do të organizoj një sesion informues për të gjitha organizatat jo qeveritare të regjistruara në Kosovë për t’i informuar rreth mundësisë së aplikimit për grante institucionale.
Grantet institucionale synojnë të mbështesin zbatimin e strategjive të organizatave dhe krahas forcimit të kapaciteteve të brendshme organizative, të bëhen zëri i qytetarëve në fushat tematike që i mbulojnë. Për më tepër, grantet institucionale u japin mundësi organizatave që të adresojnë çështje të identifikuara në mënyrë të vazhdueshme dhe sa herë që paraqiten, pa qenë nevoja t’i planifikojnë ato paraprakisht në detaje si në rastin e granteve për projekte.
Për të qenë pjesë e këtij sesioni, ju mund të merrni pjesë nëpërmes kësaj vegëze: https://zoom.us/j/96557900035.