Aktorës Eliza Dushku i duhen më shumë para
29.06.2012 11:39 postuar nga: DiTa
Aktorja shqiptare Eliza Dushku dhe pronari i një lokali të mirënjohur në SHBA Leo Keka po e vazhdojnë bashkëpunimin e tyre për të përfaqësuar kulturën dhe bukuritë shqiptare në një dokumentarë.
Eliza e cila edhe pse u largua nga Shqipëria para dy dekadash, tregon çdo herë dashurinë për rrënjët e saja dhe ajo ka të vizatuar edhe një tatuazh flamurin kombëtarë në kurriz.
Është bërë e ditur se Eliza dhe pronari i lokalit ‘Alba’ në SHBA, Leo këtë të shtunë, do të organizojnë një mbrëmje me qëllim të mbledhjes së parave, të cilën e kanë quajtur “Një natë nën yjet shqiptare”.
Në këtë mbrëmje hyrja do të kushtoj 100 dollarë, ndërsa paratë e fituara do të shkojnë për dokumentarin që Eliza Dushku është duke e përgaditur për Shqipërinë.
Sipas organizatorëve të këtij evenimenti, Elizës po i duhen edhe 60.000 dollarë deri më datën 8 Korrik, për të përfunduar xhirimet e këtij dokumentari, në të cilin ajo ka paraqitur bukuritë dhe pasuritë natyrore e kulturore të Shqipërisë.
Lexo më Shumë


