Shkrimtari Ilir Muharremi dje (24.12.2018) ka promovuar një vepër të re, në bibliotekën ‘Fan Noli’, në Gjilan. Autori Muharremi pas suksesit të madh të romanit të tij ‘Psycho’, një roman me tematikë horror dhe psiko-triller, solli veprën tjetër të titulluar ‘Moskuptimet’. Kjo vepër shtjellon tema të natyrës së ndryshme që përfshijnë artin, letërsinë dhe tema të tjera.
Në një bisedë për Radio KFOR-in, autori Muharremi na njoftoi më shumë rreth veprave të tij:
“Romani ‘Psycho’, i cili ka fituar çmimin si roman i vitit, trajton tema horror dhe psiko-triler, temë e cila për herë të parë trajtohet në Kosovë. Ky libër po ashtu është cilësuar si romani më i lexuar i vitit 2018 dhe më i shitur. Ndërsa, libri tjetër ‘Moskuptimet’, që është promovuar së fundmi trajton temat e religjionit, historise së artit, dramaturgjisë dhe letërsisë”.
Ndryshe romani ‘Psycho’, nga shkrimtari Ilir Muharremi, ka sjellur një dimension të ri të tematikës horror dhe psiko-triller, duke u kthyer në një sensazion për lexuesit në Kosovë.