Përgatitja e ushqimit të shëndetshëm dhe të shijshëm për fëmijë është një sfidë, sidoqoftë nuk është diçka e pamundur. Me idetë e mëposhtme që do t’i shtoni në menynë tuaj, do t’ju garantohet pjata boshe pas vendosjes në tryezën tuaj, sepse jo vetëm që duken fantastike, por edhe janë të shijshme dhe atraktive për fëmijët.
– Shkopinj ylberi: në një shkop të hollë ju mund të vendosni disa lloje frutash, si rrush, manaferra, luleshtrydhe etj., të rregulluara me ngjyra të ndryshme.
– Qirinj djathi: djathi duhet të prihet në formë të qiriut, pastaj me përbërës dekorativ të punohet në formë të njeriut prej bore. Për fëmijë do të jetë argëtuese si dhe e shëndetshme.
– Shalqinj në shkopinj: kjo është një ide me të vërtetë e bukur dhe shumë e lehtë për tu përgatitur. Shalqinjtë prihen në trekëndësh dhe ngjiten në shkopinj.
– Sandviçë përbindësh: buka prihet në formë të rrumbullaket, në mes vendosen përbërës sipas dëshirës së fëmijëve e sipër vendosen dy ullinj, që duken si dy sy të përbindëshit.
– Sandviçët me djathë, të skuqura në skarë: një ide tjetër e thjeshtë ku buka prihet në forma të ndryshme, si në formë zemre, ylli etj., pastaj në mes vendoset djathi dhe më pas vendoset në skarë.
Mos harroni prindër të dashur, se për një jetë sa më të shëndetshme të fëmijëve, përfshirja e vitaminave, mineraleve dhe proteinave duhet patjetër të jenë pjesë e shujtave të tyre ushqimore.