Në komunikimet tona të përditshme përmes rrjeteve sociale, emocionet i shprehim përmes emoji-ve, ne vend se të mundohemi me rreshta të tërë t’i tregojmë dikujt se si po ndihemi për momentin apo se sa e duam, duhet të falënderojmë emoji-të, të cilat na ndihmojnë shumë në këtë aspekt. Andaj, data e sotme 17 korriku, qysh nga vitit 2002, i është ndarë shënimit të “Ditës Botërore të Emoji-ve”.
Një emoji, përveç që shprehë ndjenjën e emocionit, shkon edhe përtej kësaj, pasi përfaqësojnë gjithçka që është pjesë e jetës.
Për shënimin e ‘Ditës Botërore të Emoji-ve’, tashmë tradicionalisht organizohet edhe gara “World Emoji Awards”, e cila do të shpallë disa çmime për emoji, e kryesori është çmimi ‘Emoji i Vitit’.
Shënimit të “Ditës Botërore të Emoji-ve”, mund ta kremtoni duke postuar në rrjetet sociale #WorldEmojiDay.