Ne mund t’i ndihmojmë të tjerët në mënyra të panumërta: nganjëherë është e mjaftueshme të buzëqeshim, të dëgjojmë dikë, të themi një fjalë të ngrohtë, të kemi mirëkuptim dhe shumtë gjëra të tjera që konsiderohen si të ‘vogla’, mirëpo e vogla jonë, shpesh do të thotë shumë për dikë tjetër! Për shkak të kësaj është shumë e rëndësishme të punohet për zhvillimin e empatisë apo për të zhvilluar aftësinë për të kuptuar dhe për të ndarë ndjenjat me një tjetër, një tipar të cilit raca njerëzore i detyrohet si mirënjohje për mbijetesë.
Të ndihmojmë dikë që të qëndroj në këmbë derisa ai bie, t’i zgjasim dorën njëri tjetrit, të inkurajojmë apo të sigurojmë dikë që të ndihet më mirë, gjithë këtë e kanë bërë njerëzit edhe në kohët e lashta, që na kanë mësuar të jemi njerëzorë dhe e dëshmojnë atë me shembuj të shumtë dhe vepra njerëzore. Njeriu nuk është i përkushtuar vetëm ndaj vetvetes, ndjenjave dhe nevojave të tij, por natyra e tij është shumë më sublime dhe di të bëjë vepra të mëdha. Humanizmi është një nga karakteristikat më të vlefshme njerëzore. Provojeni ndjenjën që të ndihmoni dikend në nevoj, do t’ju përmbush si njeri dhe do ju bëjë të lumtur!