Babagjyshi i Vitit të Ri rrjedh nga legjenda e Shën Nikollës, i cili u lind në Patara në vitin 270 dhe ishte peshkop i Myras, në Lycia, ku ndodhet Turqia e sotme.
Shën Nikolla njihet për bamirësitë dhe mrekullitë e tij, por historia e tre vajzave të varfëra, të cilat i ndihmoi të martoheshin, ku legjenda thotë se për tre net me radhë, Nikolla, i vendosi atyre në dritare torba prej ari, i dha atij famë për bujarinë, duke e lidhur me dhuratat, por edhe si shenjtor, mbrojtës i virgjëreshave dhe garantues i pjellorisë.
Besohet se figura e tanishme e Babadimrit, me mjekër, me kapuç, me veshje të kuqe dhe me thesin plot me dhurata, është formësuar falë miteve nordike, e më pas me futjen e krishterimit nga dy shenjtorët, Shën Vasili dhe Shën Nikolla, duke shtrembëruar emrin origjinal holandez Sinterklaas në Santa Claus.