Organizuar nga ‘Instituti Demokratik për Zhvillim’ dhe ‘Ambasada e Suedisë në Prishtinë’, sot (27.05.2019), në ora 15:00, në Librarinë Dukagjini, në Prishtinë, do të mbahet i ashtuquajturi salloni i radhës dedikuar projektit të radhës ‘Baballarët kosovarë & suedezë’.
Ngjarja e sotme do t’i para prijë ekspozitës fotografike me baballarë, që pritet të hapet këtë të mërkurë, jashtë Grand Hotelit në Prishtinë. Kjo ngjarje organizohet në kuadër të projektit “Leja e përbashkët prindërore në Kosovë”, hapja e të cilës do të bëhet nga Martin Schyllert dhe Veton Kastrati, moderuar nga Linda Abazi Morina.
Projekti në fjalë financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.