Shtëpia e Evropës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës do të hapin sot (03.02.21), nga ora 15:00, ekspozitën virtuale përmes së cilës do të prezantohen punime në fushën e artit konceptual, pikturës dhe skulpturës.
Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet me tematika të ndryshme, të artistëve: Arrita Kalaveshi (Skulptore), Arton Behrami (Skulptor), Atdhe Behluli (Artist Konceptual), Endrit Jashanica (Artist Konceptual) dhe Renea Begolli (Piktore).
Organizatorët e kësaj ngjarje, kanë bërë të ditur se ekspozita “Vit i ri, artistë të rinj, shpresa të reja” mund të vizitohet edhe fizikisht, mirëpo duke respektuar masat mbrojtëse për parandalimin e CoViD-19