Sot dhe nesër (1 dhe 2 korrik), në Platonë e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të marrin pjesë rreth 100 gra afariste nga të gjitha rajonet e Kosovës, ku do të shesin ushqime të bëra në shtëpi dhe punime artizanale.
Panairi i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka për qëllim mundësinë e rritjes së bashkëpunimit të dialogut ndëretnik dhe zgjerimit të rrjetit të grave afariste.