“Coding Academy” është programi që po prezantohet aktualisht në “Inovation Center Kosova”, në Prishtinë, përmes të të cilit, dashamirët e teknologjisë kanë rastin të njihen me risitë dhe mundësitë që sjell ky program për të rinjtë, për të transformuar karrierën e tyre dhe për të siguruar një të ardhme të suksesshme ndërkombëtare.
Pas një viti të suksesshëm në Shqipëri me pedagogjinë Epitech, tani po hapet edhe në Kosovë “Coding Academy”, përmes të të cilës, adhuruesit e teknologjisë do të kenë mundësi të fillojnë informatikën nga njohuritë bazike dhe e tëra që ju nevojitet është që ta doni punën dhe të ndiqni logjikën.
Akademia e kodimit nga Epitech u mundëson të rinjve të marrin e të perfeksionojnë aftësitë e tyre, si dhe të kuptojnë qartë sfidat e web-it.
“Coding Academy”, përmes një programi prej 22 javësh, siguron një certifikatë që njihet nga shteti francez “Grande Ecole du Numerique” dhe jep akses pune kudo, pasi përgatit profesionistë të pavarur.
Çertifikata njihet nga bizneset në gjithë Evropën.