Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, ka hapur konkursin për vullnetarë që dëshirojnë të jenë pjesë e festivalit të përbashkët shqiptaro-serb.
Ky festival është një ngjarje unike që përfaqëson skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës për audiencën e Beogradit, që nga viti 2014, ndërsa këtë vit do të mbahet nga data 29 maj deri më 1 qershor.
Përmes prezantimit të shfaqjeve artistike, përfaqësues të skenës kulturore bashkëkohore të Kosovës, mëtojnë të iniciojnë ndryshimet e komuniteteve sociale dhe kulturore të Serbisë dhe Kosovës dhe të krijojnë një traditë bashkëpunimi, e cila do të kontribuoj në normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, fton të interesuarit që të jenë pjesë e festivalit të gjashtë me radhë “Mirëdita, dobar dan!”, i cili do të mbahet në Beograd.
Afati i fundit për aplikim është data 17 maj 2019, ndërsa për çdo informacion tjetër ju mund të njoftoheni edhe nëpërmjet faqes zyrtare në facebook https://www.facebook.com/mireditadobardan/ ose e-mail adresës uro@yihr.orsg.