Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, të mërkurën (29 maj), nga ora 10:00, organizon ekspozitën “Profesionistët e së Ardhmes 4”.
Gjatë ekspozitës, të interesuarit do të kenë mundësi të shohin punime të shumta dhe interesante, si dhe përkushtimin e studentëve për profesionin dhe kreativitetin e tyre në punë.
Hapja e Ekspozitës do të bëhet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.