Shtatori tashmë na ka trokitur dhe bashkë me të edhe rikthimi në bankat shkollore për të gjithë fëmijët, duke përmbyllur kësisoj pushimet e tyre verore dhe aktivitetet e realizuara gjatë muajve paraprak , por nuk do të thotë që kanë përfunduar edhe kampet që organizata “Toka” i realizon për ta.
Kampi i Punës Vullnetare është kamp 6 ditorë, i cili sjell së bashku 40 të rinj nga e gjithë Kosova, për një javë përplot argëtim dhe mësim.
Gjatë këtij kampi do të zhvillohen shkathtësitë e punës në ekip, shkathtësitë e komunikimit dhe zgjidhjes së problemeve dhe për qëllim ka kontributin e shoqërisë përmes punës vullnetare.
Gjatë kampit do të mund të krijoni shoqëri të re, të fitoni shkathtësi të reja, të përjetoni aventura në natyrë, të mësoni më shumë për veten përmes aktiviteteve të udhëheqjes dhe zhvillimit personal, të bëni ndryshimin pozitiv në shoqëri përmes punës në ekip dhe shumë përvoja të tjera me vlerë.