Me mbështetje të “Save the Children” dhe “Sweden Severige”, “HANDIKOS” sot (24.08.20), lansoi një poster me pyetje dhe përgjigje të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe kujdesin ndaj virusit ‘Covid -19’.
Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti, Radio KFOR-i kontaktoi menaxherin e projekteve në “HANDIKOS”, Durim Gashi: “Një prej aktiviteteve që e kemi lansuar so,t është seria e posterëve të cilët iu dedikohen prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara si dhe vet fëmijëve, për pyetjet më të shpeshta të cilat këta i kanë përgjatë pandemisë. Prandaj, duke u konsultuar me partnerë, donatorë si dhe në bazë të rekomandimeve të dhëna nga “Organizata Botërore e Shëndetësisë” dhe nga institucionet vendore, janë gjetur përgjigjet të cilat janë lehtësisht të kuptueshme për këtë komunitet”, kështu tha zotëri Gashi dhe më tutje tregoi se në të ardhmen e afërt do të ketë edhe dy seri të tjera që do të publikohen enkas për këta fëmijë, në mënyrë që t’u ofrohen informata shtesë rreth pandemisë ‘Covid -19’.