E lindur në Osllo të Norvegjisë, këngëtarja e re, Hana Raça, me prejardhje nga Kosova, tashmë ka rrëmbyer vëmendjen e jurisë profesionale të spektaklit televiziv ‘The Voice’, në Norvegji.
Hana, tashmë ka kaluar 3 faza të rëndësishme të këtij spektakli të talentëve të rinj, duke bërë që shumë media atje, të flasin për vokalin e saj të bukur. Kanë mjaftuar vetëm performancat e saj të para, që produksionet muzikore evropiane të nisin së interesuari për menaxhimin e karrierës së saj. Njërën prej performancave të saj, mund ta dëgjoni në linkun e më poshtëm: