Dita e Shëndeti Mendor shënohet më 10 tetor dhe për nder të kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me shëndetin mendor dhe rëndësinë e tij. Po në këtë ditë në kuadër të projektit “Përfshirja e Burrave dhe Grave në Barazi Gjinore” i cili implementohet nga PEN- Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe mbështetet nga UNFPA zyra në Kosovë organizojnë aktivitetin “Hej, hajde flasim për shëndetin mendor!”
Pranë Bibliotekës Kombëtare, po atë ditë do të shpërndahen materiale promocionale, broshura informuese si dhe do të diskutohet për çështje të tjera rreth shëndetit mendor.
Në këtë aktivitet do të ketë edhe një panel diskutimi, i cili fillon nga ora 17:00, në Orion Conference Center, përballë kinemasë ABC tek Sheshi “Nënë Tereza”.
Panelistë të ftuar do të jenë një psikologe dhe një nënë e cila ka kaluar fazën e tranzicionit dhe përveç ndryshimeve fizike ka përjetuar edhe ndryshime psikologjike.
Parandalimi i sëmundjes është më e mirë se terapia!