Në regji të Arlinda Morinës e me organizim të “Artpolis – Art and Community”, sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në ora 20:00, do të jepet shfaqja “ARTivism” e cila mbështetet në lëvizje skenike, këndim dhe biseda, performuar nga aktorë profesionistë dhe aktivistë.
Performanca “ARTivism”, shtjellon temën e gruas në një cikël të procesit jetësor, duke vënë në theks ndikimin e mjedisit, në pritshmeritë e saja për jetën, nënshtrimin ndaj paragjykimeve, vlerësimeve dhe abuzimeve të ndryshme.
Lëvizjet e fetusit, perjetimet e lindjes, mërzitja që ‘lindi vajzë’, pritja për t’u martuar, paragjykimet, ngacmimet seksuale, janë çështje që paraqiten përmes levizjeve skenike e klithmave të ngulfatura të grave, duke treguar ciklin jetësor të një gruaje, i cili përmbyllet me mesazhin për rendesinë, vlerat dhe cilesitë e gruas në shoqëri.
Në këtë shfaqje luajnë : Arta Lahu, Dafina Bejta, Kaltrinë Zeneli, Molikë Maxhuni, Qëndresa Kajtazi, Qëndresa Loki, Rajmonda Ahmetaj, Shqipe Gashi, Venera Ismaili dhe Vjosa Abazi.