“Ka një vend të veçantë në ferr për gratë, që nuk i ndihmojnë gratë e tjera!” kjo është thënia e Madeleine Albright që më së miri e tregon rëndësinë e përkrahjes së gruas.
Tradicionalisht jemi mësuar të dëgjojmë se gratë janë konkurruese ndaj njëra-tjetrës, por gjërat kanë ndryshuar dhe duhet të thyhet ky stereotip që gratë nuk i mbështesin gratë e tjera. Ka edhe hulumtime që tregojnë se gratë që mbështesin gratë e tjera, janë më të suksesshme në biznes. Pikërisht për këtë çështje, Radio KFOR-i kontaktoi dy zonja për të dëgjuar se sa është e rëndësishme përkrahja e gruas për to:
– “Jam Igballe Peci. Unë mendoj se përveç talentit dhe punës, secila femër ka nevojë për përkrahje. Edhe femrat më të njohura të botës kanë pasur mbështetje nga dikush. Suksesi i femrës fillon nga përkrahja në shtëpi e tutje. Kur të bëhet ajo e zonja ka mundësi ta mbështes edhe tjetrën, është një zinxhirë që s’ka mbarim.”
– “Jam Vahide Pacolli. Së pari neve si femra na ka edukuar nëna, por unë mendoj se secili njeri duhet të ketë përkrahje, nga motra, shoqet, kolegët për të arritur diçka. Nëse ti e përkrah atë ajo do të ketë sukses.”
Për fund është edhe një thënie tjetër që duhet ta mbani në mend thotë: “Ka një vend të veçantë në parajsë për gratë që mbështesin gratë e tjera!”