Forumi për Iniciativa Qytetare [FIQ] në kuadër të projektit “PREX” do të ndajë grante në vlerë prej një mijë euro për organizata dhe grupe joformale në Komunën e Kaçanikut që kanë për qëllim fuqizimin e të rinjve.
Në një komunikatë për media nga kjo Iniciativë kanë sqaruar se synojnë të rrisin mundësitë e angazhimit të të rinjve në Kaçanik, punësimin dhe vetë-punësimin e tyre, të ofrohet qasje në resurset e komunitetit nëpërmjet OJQ-ve rinore, shkëmbimeve edukative, rrjetëzimi si dhe ndihmë grupeve vullnetare që kanë për bazë aktivizmin.
Ata kanë sqaruar se 20 idetë më të mira nga të gjitha aplikimet do të përzgjidhen për të kaluar në fazën e Akademisë së bazuar në komunitet, ku ky numër do të reduktohet në 10.
Afati për aplikim është deri më 12 nëntor 2019, ndërsa për t’u bërë pjesë e përzgjedhjes mjafton të plotësohet formulari online.
Në komunikatë theksohen edhe kriteret që duhet të plotësohen nga të interesuarit, siç janë: OJQ-të duhet të jenë të regjistruara zyrtarisht, të kenë bazë homunitare, të bazuara në rini dhe të adresojnë probleme lokale, të kenë një projekt-ide, dhe të kenë partneritet dhe bashkëpunim me entitete të ndryshme në komunitet.