Sonte (21 nëntor) në kinemanë e qytetit të Prizrenit – “DokuKino”, të pranishmit do të kenë mundësinë që ta shijojnë energjinë dhe spektaklin e performancës së bendit “Depeche Mode”. Lidhur me këtë, Radio KFOR-i ka kontaktuar përgjegjësen për Burime Njerëzore dhe Menaxhim në DokuKino,Valtida Shukriu e cila tregoi se pse kjo ngjarje nuk duhet t’i ikë askujt:
“Duke filluar nga 19:30 do të jetë një event i veçantë që kinemaja e qytetit të Prizrneit ia ofron të gjithë adhuruesve të grupit “Depeche Mode” të cilët përgjatë viteve 2017-2018 filluan tunerun ‘Global Spirit’ ku performoi për më shumë se 3 milionë fansa në 115 shfaqje në të gjithë globin. Për këtë arsye një ofrim i kësaj skene të madhe dhe këtij koncerti i ka lindur si ide filmbërësit dhe bashkëpunëtorit të bendit Anton Corbijn, i cili me një lojë energjie spektakulare ka arritur që koncertin e këtij grupi të famshëm ta sjellë në kinematë botërore, ku DokuKino do të jetë pejsë e 3 mijë kinemave që do e shfaqin këtë koncert”.
Turneu “Global Spirit” nga “Depeche Mode” është vizualizuar mjeshtërisht një film me kohëzgjatje prej 95 min, ndërsa bileta për ta parë filmin është 5 euro.