Qyteti i Limës, është nga ato kryeqytete që do t’ju bëjë për vete qysh në takimin e parë. Një vend me mot të mirë, me ushqim të shijshëm dhe me njerëz shumë miqësor. Si kryeqytet i Peru-së, Lima është edhe qendër ekonomike e këtij vendi. Atje mund të vizitoni muzetë ‘Museo Larco’ dhe ‘Museo de la Nacion’, që iu ofrojnë histori dhe civilizime të hershme të kësaj pjese.
Shtrirja gjeografike e Limës, e bën të jetë qytet-shkretëtirë, një pjesë e madhe e vendit është zonë shkretinore dhe kjo ndikon që edhe gjatë pjesës më të madhe të vitit, të mos ketë reshje shiu.
Dikur quhej “La Ciudad de los Reyes”, që përkthehet ‘Qytet i Mbretërve’, e nëse banorët e kësaj zone janë mbretër sot e kësaj dite për diçka, ajo është ushqimi. Në Peru mund të shijoni deri në 3.000 lloje të patates, pastaj është vendi i vetëm që ju ofron shijen e frutit Camu-Camu, një ndër frutat me nivelet më të larta të vitaminës C. Pjata me e njohur në këtë zonë është ‘Cuy’, një pjatë e shijshme që përgatitet me mishin e derrit dhe për pijen më të preferuar të banorëve e kanë ‘Pisco Sour’, që edhe konsiderohet si pije kombëtare në Peru.
Bota shtazore është shumë e pasur, jo vetëm në Lima por në gjithë Perunë, nëse vizitoni Parkun Kombëtar Manu, do të jeni dëshmitar të një rekordi të biodiversitetit, të më shumë se 1.000 specie zogjsh, 1.200 specie fluturash dhe rreth 280 specie zvarranikësh, që jetojnë në këtë zonë.