Në datën e sotme, 23 Prill, shënohet ‘Dita Botërore e Gjuhës Spanjolle’, e vendosur të shënohet në një ditë të tillë nga Kombet e Bashkuara edhe në nderim të autorit spanjoll Miguel De Cervantes Saavedra, i cili kishte ndërruar jetë në këtë datë, të vitit 1616.
Kjo gjuhë flitet edhe në vendin tonë, në fakt ka edhe shumë kurse të cilat ofrojnë mësim të gjuhës spanjolle dhe për këtë na flet më shumë mësimdhënësja e gjuhës spanjolle, znj. Feride Rusinovci: “Në vendin tonë gjuha spanjolle pëlqehet shumë, pasi që shumica prej nesh kemi pasur rastin ta dëgjojmë shumë shpesh në kanalet tona televizive që nga fëmijëria. Sa i përket interesimit për të mësuar gjuhën spanjolle në një nivel më të lartë, normalisht që ka, mirëpo jo aq sa ka për gjuhët tjera, pasi në Kosovë gjuha spanjolle nuk është se ka shumë perspektivë, sa kanë gjuhët tjera, siç janë gjuha gjermane apo angleze.”
Gjuha spanjolle është gjuha e dytë më e përhapur në botë, pas gjuhës kineze me rreth 450 milion folës, gjithashtu është gjuhë zyrtare në 22 vende të botës.