Edhe pse numri i rasteve të personave të infektuar me Covid-19 ka rënë dukshëm muajve të fundit, masat për parandalimin e përhapjes së virusit ende vazhdojnë në vend.
Sipas komunikatës për media nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve, janë shqiptuar gjithsej 278 tiketa, për personat që nuk kanë respektuar ligjin anti-covid.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në kryerjen e detyrave të tyre me profesionalizëm, mirëpo edhe në parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, duke zbatuar ligjin dhe duke gjobitur të gjithë personat fizik apo bizneset që nuk respektojnë këto masa.