Me shumë gjasë nuk e keni ditur që Michael Jackson realizoi performancën e tij të parë kur ishte në moshën 5 vjeçare ose edhe faktin tjetër që këngëtarja, Lady Gaga ka shumë frikë nga fantazma, saqë ka paguar 50 mijë dollarë për një pajisje që mund t’i detektojë ato.
Pastaj, sigurisht nuk e keni ditur as këtë, që Elton John arriti të realizojë 4 albume brenda një viti, apo se si frontmeni i grupit ‘U2’, Bono, pagoi biletë avioni 1200 dollarë për kapelën e tij të preferuar, pasi që e kishte harruar dhe nuk pranonte të dilte pa të në skenë.
Fakte të tilla interesante nga jeta e artistëve më të mëdhenj botërorë mund t’i mësoni në emisionin “Artist of the Day” që transmetohet ekskluzivisht në Radio KFOR, çdo të shtunë, nga ora 18:00.
Një emision që do ta bëjë më argëtuese pasditet e së shtunave për të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR- it.