Ka filluar edhe këtë vit edicioni i 4-të i aksionit humanitar ‘Vrapo Babadimër’, për të ndihmuar familjet në nevoj për festat e fundvitit. Themeluesi i organizatës jo-qeveritare ‘Projekti 5 Cent’ Jusuf Islami, i ftuar në emisionin ‘Brunch Time’ në Radio KFOR, me moderatorin Fisni Zymi, tregoi së këtë vit është edicioni i katërt i mini-maratonës humanitare ‘Vrapo Babadimër’ dhe foli më gjerësisht për këtë organizim:
“Kjo inciativë është realizuar në 60-70 vende të botës, në fillim kemi nis me vetëm 150 pjesmarrës, me ato të ardhura dhe me ndihmën e disa bizneseve kemi ndihmuar 60 familje pastaj në edicionin e dytë numri i pjesmarrësve është shumfishuar dhe na është mundësuar ti ndihmojmë 350 familje, vitin e kaluar kemi ndihmuar 500 familje kurse në këtë vit, në edicionin e katërt të “Vrapo Babadimër” synojmë ti ndihmojmë 700 familje”.
Ai gjithashtu dha informacione shtesë në lidhje me organizatat pjesmarrëse në këtë aktivitet dhe mënyrën sesi mund të bëheni pjesë e “Vrapo Babadimër”:
“Është mirë të ceket që këtë vit janë pjesmarrës rreth 70 fëmijë nga Fushë Kosova të komunitetit RAE të cilët vijnë në mënyrë të organizuar, kemi pjesmarrës edhe nga organizata “Down Syndrome” dhe “SOS Fshati” të cilëve kostumet iu janë shpërndarë falas. Nuk ka moshë për këtë lloj gare, deri në moshën 18 vjeçare çmimi i kostumit është 5 euro, kurse mbi moshën 18 vjeçare çmimi është 10 euro.”
Kampanja “Vrapo Babadimër” do të mbahet të dielën me datë 15 dhjetor në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, organizatorët ftojnë të gjithë pjesmarrësit të jenë të pranishëm në orën 12:00.