Sot (03.08.20), në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u mbajt ceremonia e pranim dorëzimit, të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), kundër CoViD-19.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte i pari i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jorn Rohde. Ky donacion për Kosovën, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë, ndërsa përmban 17.000 maska, respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5.500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3.700 litra me dezinfektues.
Ministri Zemaj, vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet BE-së në asistencën dhënë Kosovës për luftimin e Covid-19, ndërsa Ambasadori Rohde tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor, derisa këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e qeverisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.