Më 21 korrik, 27 gjëra të zotëruara nga këngëtari i ndjerë Prince, do të dalin në ankand.
Fansat e Prince do të kenë mundësi që të përvetësojnë një ose më shumë objekte që i përkisnin të famshmit nga Mineapolis.
Është shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions” që ka njoftuar që artikujt personal të Prince Rogers Nelson do të jenë në ankand.
Mes gjërave me vlerë gjendet edhe kopja origjinale e këngës ‘Purple Rain’ që mbante vetë artisti dhe ka çmim fillestar prej 1.500 dollarësh.
Edhe Bibla e Prince (Prince ishte një dëshmitar i Jehovait), po ashtu është në shitje me një çmim që fillon nga 3.500 dollarë, për të vazhduar edhe me një kostum blu mëndafshi i cili ka një çmim që fillon nga 10 mijë dollarë si dhe veshjet, xhevahiret, aksesorët dhe biletat e koncerteve të tij.