Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), gjatë 24 orëve të fundit, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ata njoftojnë se deri më tani, numri total i rasteve aktive është 444.
Për të mësuar më shumë për gjendjen momentale me COVID-19, Radio KFOR-i kontaktoi, pulmologun, Dr. Besim Morina, i cili theksoi: “Gjendja momentale është stabile edhe pse kohëve të fundit po marrim disa raportime prej vendeve përreth se kemi ngritje të shpejtë të numrave, e deri më tani tek ne, nuk është reflektuar, por mbetet të shihet ne ditët në vijim. Ne edhe më tutje duhet të jemi vigjilent, të ruajmë vetën dhe masën si dhe në të njëjtën kohë të stimulohet edhe më shumë vaksinimi, sepse e kemi një grup të popullatës që ende nuk është vaksinuar dhe për fat të keq interesimi për vaksinim ka rënë shumë.”
Për t’u mbrojtur nga CVID-19, si masë preventive edhe me tutje mbetet mbulimi i gojës dhe hundës me maskë, respektimi i distancës si dhe mbajtja e higjienës.