Një profesion i cili në thelb suksesin e ka në terren, duke u përshtatur në të gjitha kushtet dhe rrethanat, është profesioni i gazetarisë.
Meqenëse korona-virusi u bë një pandemi globale, duke dominuar lajmet dhe duke ndryshuar jetën e përditshme të të gjithëve, gazetaria ka qenë sigurisht një nga shumë industritë e prekura nga kjo pandemi.
Me sfida përgjatë pandemisë është përballur edhe gazetari, Arbresh Salihu, i cili për Radio KFOR-in u shpreh: “Edhe ne si gazetarë, jemi përballur me sfida nga më të ndryshmet, të cilat kanë ndikuar në punën tonë të përditshme, meqë kemi qenë të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit me COVID-19. Si duket, përveç stafin mjekësorë, pandemia ka goditur së tepërmi edhe gazetarinë dhe gazetarët.”
Kjo kohë pandemie ka qenë e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme për të gjitha profesionet, duke përfshirë këtu edhe profesionin e gazetarisë, mirëpo me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, edhe mediat arritën që ta mbajnë popullatën të informuar dhe të përditësuar me informacionet e nevojshme.