Instituti ATOMI do të organizojë ‘Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2021 – Math Kangaroo Contest – Kosovo 2021 (MKC-K)’, në Kosovë. Koordinatori i përgjithshëm i kësaj gare, Valmir Krasniqi, për Radio KFOR-in tregoi rreth qëllimit të mbajtjes së kësaj gare: “Qëllimi është popullarizimi dhe shpërndarja e matematikës dhe identifikimi i fëmijëve me talent dhe dhunti në matematikë.”
‘Gara Ndërkombëtare e Matematikës Kangaroo 2021’ është paraparë të mbahet me datën 20 mars, 2021, më pjesëmarrje fizike, mirëpo duke i respektuar me përpikëri udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Të interesuarit për të qenë pjesë e kësaj gare, mund të aplikojnë në faqen e internetit të Math Kangaroo Contest: https://apliko.kangaroo-ks.org
Afati i fundit për aplikim është data 8 mars, 2021.