Forumi për Iniciativa Qytetare organizon për herë të nëntë garën për “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2019, e cila ka për synim të identifikoj ndër marrës të rinj në Kosovë, duke u ofruar përkrahje, trajnime, mentorim dhe mbështetje financiare fillestare përmes granteve nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyre të biznesit.
Idetë fituese nga individë, organizata jo-fitimprurëse dhe biznese të vogla mund të përfitojnë grante në vlerë prej 10,000 dollarëve, në nivel rajonal.
Të interesuarit dokumentet e tyre mund t’i dorëzojnë në këtë adresë elektronike info@fiq-fci.org , deri më datën 1 qershor 2019.