Nesër më 19 dhjetor, duke filluar nga ora 16:30 në Galerinë Qahili, organizohet panel diskutimi “Hijet e bardha – diskutojnë”, ngjarje kjo që i dedikohet diskutimit të poezisë dhe letërsisë në përgjithësi.
Kjo ngjarje organizohet me rastin e mbylljes së ekspozitës me poezi “Hijet e bardha – Festa e shkrimtarëve”, organizuar nga Galeria Qahili dhe Organizata “ETEA”. Me këtë rast do të bëhet edhe shpallja e poezisë fituese e ekspozitës në fjalë, e cila mblodhi 70 shkrimtarë, të cilët kanë ekspozuar mbi 110 poezi, nga data 1 dhjetor 2018 e deri më sot.