Të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar nga ora 18:00, “Galeria Kombëtare e Kosovës” prezanton kuratorin e edicionit të 16-të, të Bienalit të fotografisë “Gjon Milit”.
Kurator i këtij edicioni është João Ribas i cili është shkrimtar dhe kurator nga Porto, Portugali.
João Ribas më parë ishte drejtor i “Muzeut të Arteve Bashkëkohore Serralves”, në Porto, ku gjithashtu mbajti postin e zëvendësdrejtorit dhe kuratorit të lartë në vitet 2014-2018.
Ribas ka qenë kurator edhe “List Visual Arts Center” dhe i “Qendrës së Vizatimeve”, New York si dhe kurator Bienales IV-të, të “Uralit” dhe i pavijonit portugez në Bienalen e 58-të të Venecias për këtë vit.
Kuratori nga Porto, gjithashtu është fitues i ekpozitës “Emmy Hall Tremaine” në vitin 2010.