Të gjithë e kemi nga një talent, që do të na veçonte nga të tjerët, por ne duhet të punojmë që ta vendosim në pah atë talent. Një gjë të tillë më së miri na e tregon artisti, Haxhi Gjoni, i cili në mënyrë autodidakte, është i vetmi artist në Kosovë, që do t ‘na e sjell një ekspozitë më ndryshe. “Pullë postare”, është ekspozita që do të hapet të enjten (25.10.18) në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Radio KFOR-i kontaktoi, artistin Haxhi Gjoni, i cili tregoi për qëllimin e ekspozitës në fjalë:
“Qëllimi i ekspozitës është të sjell diçka të re në kulturën kosovare. Lloji i punimeve të mija është miniaturë që punohen me llupë d.m.th., janë detaje shumë të vogla, saqë me sy të lirë nuk shihen, ka medaljon që është dy centimetra dhe 3 centimetra. “
Medaljonet e veçanta janë të formave të ndryshme si dhe me personazhe të mëdha siç janë: Nëna Terezë, e cila vjen si format pusulle ose si pullë postare, “Skënderbeu”, “Koka e shqiponjës”, “Familja e murosur në gur”, “Hyjnesha në fron”, “Mikelanxhelo”, “Koka e kalit” etj.
Ekspozita në fjalë financohet dhe drejtohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator i ekspozitës është z. Naser Shatrolli.