Edhe këtë javë ‘Klima për Ndryshim’, do të bëjë bashkë komunitetin shqiptar, serb, romë e ashkali të cilët së bashku do të kontribuojnë në të mirë të ambientit. Kësaj radhe aktiviteti i ‘GAIA Kosovo’ do të përfshijë Obiliqin, më saktësiht fshatrat: Sibovc, Hamidi dhe Plemetin, ku do të mbillen fidane e pemë për komunitetin.
Lidhur me ngjarjen Radio KFOR-i ka kontaktuar me koordinatorin e ‘GAIA Kosovo’ dhe njëherit asistentin e projektit, Granit Gashi, i cili na shpalosi detaje të projektit: “Ky është njëri nga aksionet e shumta që kemi organizuar sivjet në projektin ‘Klima për Ndryshim”, i cili i referohet problematikës që edhe Kosovën e shqetëson karshi ndryshimeve kilmatike. Kësaj radhe do të jemi në Komunën e Obiliqit, ku do të ketë pjesëmarrës nga komuniteti serb, shqiptar, romë dhe ashkali dhe së bashku do të mbjellim fidane e pemë në disa zona të caktuara.”
Aksioni është pjesë e projektit ‘Klima për Ndryshim’, i cili fokusohet në zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike në Kosovë.