Në vazhdën e aktiviteteve të njëpasnjëshme që ‘Gaia Kosovo’ po i realizon në qytetin e Mitrovicës, këtë të shtune të 18 majit, në Muzeun e këtij qyteti, të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, mund të bashkohen për të festuar diversitetin që ka ky vend. Nga ora 15:00 e deri në orën 19:00, të gjithë të pranishmit do të mblidhen në artriumin e muzeut, ndërsa në orën 16:00, grupi i vallëzimit do të kryej koreografinë e fundit të tregimit përmes valleve. Zyrtari në organizatën ‘Gaia Kosovo’, z. Gent Behramaj për Radio KFOR-in ofroi hollësi nga kjo ngjarje multietnike, ku mes tjerash theksoi:
”Pjesë e ngjarjes do të jenë: Sofra për gatim t’bukës, gdhendja e drurit, punëdore me kërrabza, këndi i muzikës, i permakulturës, stacioni i barishteve, multimedia dhe rrëfimet e Gaia-së”, tha ndër të tjera z.Behramaj.
Vlen nënvizuar se kjo ngjarje është pa pagesë dhe financohet nga Bashkimi Evropian.