Qendra për artin bashkëkohor “Varg e vi”, oganizon vazhdimësinë e projektit të mëhershëm “Me G, a me Gj”, duke u realizuar prej pjesëmarrjes së publikut, më 21 prill nga ora 16:30 deri në orën 18:30. Gjatë performancës e cila fillon nga Sahat Kulla, nëpër Parkun e Qytetit, e deri te Sheshi i Ri në qendër të qytetit të Gjilanit, audienca do të ketë mundësi, që nëpërmjet kufjeve “wireless”, ta dëgjojnë një rrëfim mbi trashëgiminë kulturore dhe jetën sociale në Gjilan. Po ashtu, ata do të kenë rast t’i shohin dy instalacione të artistëve – pjesëtarë të Asociacionit për Art Bashkëkohor “Varg e Vi”, Din Azizit dhe Kushtrim Sylejmanit.
“Projekti “G-Performance” realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support”, i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.