Me rastin e ‘Ditës Botërore të Sportit dhe Mjedisit’, që shënohet më 5 qershor, Komiteti Olimpik i Kosovës organizon aktivitetin sportive që mbahet me femrat sportiste dhe ato që janë të përfshira në fusha tjera të sportit, të cilat do të jenë të përkrahura nga gratë e suksesshme të Kosovës nga të gjitha fushat.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është fuqizimi i rolit të femrës në sport dhe për të treguar se sa të zonjat janë gratë në sport, ambient dhe fushat tjera.