Fuqizimi i grave në shoqëri nënkupton pranimin dhe lejimin e grave të jenë pjesë e vendimmarrjes në asketet shoqërore, politike, kulturore dhe të gjitha sferat tjera. Pabarazitë gjinore janë akoma rrënjësore në çdo shoqëri. Gratë ende përballen me pa barazi të shumta në botë. Fuqizimi i grave bazohet në disa aspekte: të drejtë për të bërë zgjedhje në jetë, për të pasur fuqi për të kontrolluar jetën e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë, të jenë të pavarura financiarisht, të trajtohen me dinjitet dhe respekt dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta sikurse burrat.
Arsimi është një nga mjetet më të rëndësishme për të fuqizuar gratë me njohuri, aftësi dhe vetëbesim të domosdoshëm për të marrë pjesë plotësisht në proceset zhvillimore në një shoqëri.
Në këtë kontekst, arsimi, vetëdijesimi dhe ndërtimi i vetëbesimit të grave e forcojnë dhe luftojnë diskriminimin gjinor dhe pabarazinë duke fuqizuar rolin e grave në shoqëri.
Edhe në shekullin të cilin po jetojmë, shumë gra ende përballen me pabarazi dhe paragjykime në shumë vende të botës, ku sipas një raporti të ‘Komisionit Evropian’ për vitin 2019, vetëm 12.3% e grave në Kosovë janë të punësuara. Ndërkaq, sipas një hulumtimi tjetër nga ‘Qendra për studime gjinore’, në Kosovë “Gratë shpenzojnë më shumë kohë sesa burrat në punët e shtëpisë dhe kujdesin ndaj familjes, me 7.2 orë në ditë, krahasuar me burrat të cilët shpenzojnë 2.5 orë”.
Gratë sikurse burrat duhet të gëzojnë të drejta të barabarta në të gjitha aspektet jetësore duke fuqizuar rolin e tyre në punë, familje dhe jetë sociale. Prandaj, duke mbështetur njëri-tjetrin dhe duke luftuar bashkërisht pabarazitë dhe padrejtësitë, vetëm atëherë mund të arrijmë të ngritim rolin e gruas në shoqëri.