Në qendrën ‘Multimedia’ në Prishtinë, nesër (26.12.18) duke filluar nga ora 19:00, Instituti i studimeve sociale dhe kulturore ‘Alter Habitus’, do të organizoj një ceremoni, për të promovuar dy vepra të reja. Përmbledhja me poezi nga edicioni i parë i festivalit ‘Letërsia Lëvizëse’, është njëra nga veprat që do të promovohet dhe vëllimi i parë i librit ‘Feminizmat në Kosovë’.
Në këtë ngjarje po ashtu do të mbahet edhe një panel diskutimi, që ka të bëjë me letërsinë moderne të viteve të 70-ta si dhe tema të tjera që kanë të bëjnë më feminizmin dhe letersinë.
Në panel do të diskutojnë shkrimtari Agim Vinca, Ag Apolloni, Resmije Kryeziu dhe Zyrafete Shala.