Miq të dashur të Radio KFOR-it, tek frekuencat tona në mbarë Kosovën, do të gjeni informata të ndryshme, argëtim dhe energji pozitive edhe në këtë fundjavë.
Si çdo të shtune edhe nesër (20.03.21), dëgjuesit e Radio KFOR-it do të kenë mundësi të argëtoheni me emisionet ‘Music Zoom’, ‘Retro Remix’, ‘Capital’, ‘Artist Of the Day’ dhe ‘Electronic Mood’, ndërsa nga ora 22:00 deri në mesnatë do të argëtoheni me DJ të ndryshëm botëror.
Energjia e mirë dhe ritmi nuk do të mungojnë as gjatë ditës së diel, ku dëgjuesit e Radio KFOR-it do të kenë mundësi që të kënaqen me emisionet ‘Kosmopolis’, ‘Tech World’, ‘Këngët Që i Duam’ dhe ‘Retro Remix’. Me një set të mahnitshëm të muzikës elektronike, të përgatitur enkas për adhuruesit e këtij zhanri, të dielave ju argëton DJ Christodoulos, nga Greqia.
Përmes muzikës më të fundit dhe të përzgjedhur, emisioneve të shumta, stafi i Radio KFOR-it mundohet që t’ua zbukuroj edhe vikendet, prandaj për një fundjavë fantastike, qëndroni me frekuencat e Radio KFOR-it.