Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Departamenti i Kulturës, fton organizatat e regjistruara si OJQ si dhe Individët, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter kulturoro artistik.
OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushat: kinematografi, teatër, muzikë, arte vizuele, industri kreative, diversitet kulturor dhe dialog, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, bibliotekari.
Shuma e mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve mund të jetë maksimum deri në 20,000.00 Euro, ndërsa shuma e mbështetjes financiare për projektet e Individëve mund të jetë maksimum deri në 5,000.00 Euro.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 22 janar 2019. Propozimet duhet të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në web-faqen e MKRS-së: www.mkrs-ks.org.