Dje është zhvilluar një nga ngjarjet më të rëndesishme në sport, finalja për Kupën e Botërorit në Futboll. Franca është shpallur Kampione e Botës në futboll duke mposhtur Kroacinë me rezultat 4 me 2.
Goli i parë ishte një autogol nga lojtari kroat Mario Mangjukiq, kurse më vonë gola realizuan edhe Griezmann, Pogba e Mbappe. Për kroatët gola realizuan Ivan Perishiq dhe Mario Manxhukiq.
Kjo është hera e dytë që Franca shpallet kampione e botës në futboll, ata kishin fituar kampionatin në vitin 1998.
E veçanta e këtij botërori, ishte edhe performanca e këngëtares Era Istrefi, me himnin e saj të këtij kampionati ‘Live it Up‘ që e solli në bashkepunim me Will Smith dhe Nicki Jam.