Fondacioni ‘Shtatëmbëdhjetë’ në Prishtinë, do të organizoj një diskutim përmbledhës së punës së tyre për këtë vit, ku do të prezantojë edhe katalogun me veprat e artistëve që u prezantuan në kuadër të Ekspozitës së titulluar ‘Infrared Additions’. Diskutimi do të mbahet në faqen zyrtare të këtij fondacioni në ‘Facebook’, sonte (17.06) nga ora 19:00.
Radio KFOR-i zhvilloi një bisedë me menaxheren e komunikimit në ‘Fondacionin 17’, Sihana Klisurica, e cila tha se në këtë diskutim do të prezantohet gjithë puna e tyre muajve të fundit: “Fondacioni 17 do të mbajë një diskutim në kuadër të projektit ‘Infrared Addition’, ku do të bëjmë prezantimin e katalogut dhe ekspozitës që kemi mbajtur në muajin shkurt dhe mars të këtij viti. Bashkë me kuratoren e ekspozitës, Blerta Hoçia, do të bisedojmë rreth gjithë procesit së rezidencës artistike, pastaj punën e artistëve të rinj, dhe ngjarjeve që janë mbajtur në kuadër të edicionin të parë të projektit ‘Infrared Additions’.”
Në këtë katalog do të jenë të përfshira koncepti i ekspozitës së kuratores Blerta Hoçia, konceptet e veprave të artistëve pjesëmarrës/e dhe detaje të tjera rreth edicionit të parë të ‘Infrared Additions’. Këto vepra trajtojnë tema për të drejtat e njeriut, përfshirjen sociale dhe çështjet e komunitetit.