Teatri i kukullave në qytetin e Prishtinës ‘Dodona’, nesër (18 janar) në dy termine, nga ora 12:00 dhe nga ora 13:00 prezanton shfaqjen “Fjalët magjike”, nga Alba Loxha, me regji të Shkurtë Aliu. Drejtori i teatrit ‘Dodona’, Visar Krusha, për Radio KFOR-in njoftoi gjithashtu: “Më 18 janar, e kemi premierën e shfaqjes për fëmijë ‘Fjalët Magjike’. Kjo shfaqje ka për temë përdorimin e fjalëve magjike të tilla si: të lutem, më fal, faleminderit, ejt. si dhe njohjen e këtyre fjalëve dhe përdorimin e tyre nga fëmijët, pasi kjo ka efekt pozitiv në integrimin e fëmijëve në shoqëri.”
Të interesuarit, për rezervime mund të thërrasin në 038 230 623 çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri 16:00, të shtunën deri në orën 11:00.